Sezoni i katërt i Big Brother VIP Kosova startoi mbrëmjen e 17 nëntorit, duke rikthyer në skenë dyshen e moderimit Alaudin dhe Jonida, ndërsa paneli i opinionistëve solli një kombinim të fortë stili, profesionalizmi dhe prezence skenike.

Aktorja Olta Gixhari, opinioniste edhe këtë edicion, u shfaq me një pamje të kuruar deri në detaj.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë bordo, të modeluar me linja elegante dhe një prerje që i jepte dinamizëm para kamerave.

 Screenshot/YouTube

Flokët e drejtë dhe grimi i theksuar në sy i shtonin edhe më shumë autoritet pamjes së saj, duke e bërë paraqitjen të fortë, moderne dhe tërheqëse.

Në krah të saj, këngëtarja Leonora Jakupi solli një kontrast të rafinuar. E veshur me një kostum elegant të bardhë, me prerje të pastër dhe siluetë të sofistikuar, ajo reflektoi qetësi, klas dhe finesë.

 Screenshot/YouTube

Dy opinionistet, secila me stilin e vet të veçantë, sollën një ekuilibër vizual dhe energjik në panel: Olta me ngjyrat e ngrohta dhe prezencën ekspresive, ndërsa Leonora me minimalizmin elegant dhe qasjen e matur.

Të dyja u pritën me interes nga publiku, i cili duket se pret një sezon të pasur me diskutime dhe analiza.

 Screenshot/YouTube

 Screenshot/YouTube

– YouTube  www.youtube.com