Pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë kryeqytetin, rrugët e Prishtinës janë mbushur me ujë, duke e bërë të vështirë qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në disa zona.
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, duke paralajmëruar qytetarët që të shmangin zonat me grumbullim uji dhe rrugët ku qarkullimi është i rrezikshëm.
Autoritetet komunale po monitorojnë situatën dhe kanë vendosur në gatishmëri ekipet e mirëmbajtjes dhe shërbimet teknike, për të intervenuar aty ku situata paraqitet më problematike.
Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka realizuar disa foto që tregojnë realitetin e krijuar nga reshjet: automjete që qarkullojnë në rrugë të mbushura me ujë dhe kalimtarë që përballen me vështirësi për të kaluar rrugët për shkak të kushteve atmosferike.
Qytetarëve u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e komunës dhe të tregojnë kujdes të veçantë për sigurinë e tyre gjatë lëvizjes në rrugët e Prishtinës.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së