Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktin.
I pari i LDK-së thotë se Bajraktarit i shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes sonë kombëtare për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
“Sot, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë të pres veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktarin; një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpreha mirënjohjen time të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të z. Bajraktari në afirmimin e çështjes sonë kombëtare për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës; për rolin e tij të pazëvendësueshëm në forcimin e pozitës së vendit tonë në arenën ndërkombëtare; dhe për zërin e tij të fuqishëm, i cili në kohët më të vështira dhe vendimtare ka përfaqësuar me dinjitet të drejtat e popullit të Kosovës para institucioneve amerikane”.
Më tej, ai shton se Bajraktari ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin Rugova, duke e artikuluar me kompetencë dhe besnikëri kauzën e vendit tonë para politikëbërësve amerikanë, në një periudhë kur Kosova kishte nevojë jetike për miq e aleatë.
“Si mbështetës i palëkundur i Kosovës qysh në vitet e hershme, ai ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentin Rugova, duke e artikuluar me kompetencë dhe besnikëri kauzën e vendit tonë para politikëbërësve amerikanë, në një periudhë kur Kosova kishte nevojë jetike për miq e aleatë. E falënderoj Harry Bajraktarin për gjithçka që ka bërë e vazhdon të bëjë për Kosovën. Ai mbetet mik i madh, zë i fuqishëm dhe mbështetës i paepur i vendit tonë”, përfundoi kreu i LDK-së.





Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së