Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e diel në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak.
Policia njofton se një veturë u përplas me një shkëmb, ku tre persona janë lënduar dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë.
“Fsh. Bernjak / 07.07.2024 – 23:00. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur”, bëhet e ditur në njoftim.
Të tjera
Turqia rikthen komandën e KFOR-it në Kosovë nga tetori 2025
UÇK-ja do të jetë patjetër në vëmendjen e shtetit shqiptar
Nuk u certifikua për zgjedhjet lokale, Supremja ia hedh poshtë ankesën kandidatit të PDK-së për Deçanin