Ekipi i kombëtares së Kosovës ka një vlerë thuajse dyfish më të vogël se ekipi i kombëtares së Zvicrës, para përballjes së sotme (e martë) në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në ndeshjen e fundit të Grupit B, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Por, si qëndron situata e vlerës së dy ekipeve kombëtare para kësaj ndeshje?
Telegrafi ka marrë në faqen e specializuar Transfermarkt vlerat e të dyja kombëtareve dhe ka bërë krahasimin mes tyre dhe lojtarëve të tyre.
Ekipi kombëtar i Kosovës ka një vlerë totale prej 131.38 milionë euro, ndërsa ai i Zvicrës ka një vlerë prej 240.40 milionë eurosh.
Dallimi mes dy kombëtareve qëndron se Helvetikët kanë dy futbollistë që vlejnë nga 40 milionë euro, si Dan Ndoye dhe Gregor Kobel.
Helvetikët gjithashtu kanë emra tjerë të vlerë të lartë në treg si Manuel Akanji me 22 milionë euro, Johan Manzambi me vlerë 15 milionë euro dhe Granit Xhaka e Breel Embolo me nga 12 milionë euro.
Në anën tjetër, te Kosova lojtari më vlerën më të lartë është Edon Zhegrova, i cili në treg vlerësohet me 25 milionë euro.
Lojtarët tjerë me vlerën më të lartë te Dardanët janë Fisnik Asllani me 18 milionë euro dhe Amir Rrahmani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu me vlerë prej 12 milionë euro secili.
Kosova renditet e 84-ta në ranglistën e kombëtarëve të FIFA-s, teksa Zvicra renditet e 17-ta.
Vlen të theksohet se Zvicra ka 13 pikë në vendin e parë në grup, ndërsa Kosova 10 pikë.







Të tjera
Kosova e meriton të marrë statusin e vendit kandidat
Prattipati pret në ambasadë Harry Bajraktarin, e vlerëson angazhimin e tij për partneritetin Kosovë-SHBA
Qumësht me mjaltë çdo mëngjes