Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot ministrin gjerman Johann Wadephul, të cilin e quajti “mik të vjetër”, “partner të çmuar” dhe një zë të rëndësishëm të Gjermanisë për vendin, transmeton KosovaPost.
Në një postim publik, Osmani tha se Gjermania ka qenë dhe mbetet aleati më i afërt i Kosovës në Evropë, duke kujtuar rolin e Berlinit si në momentet më të vështira për vendin, ashtu edhe në procesin e integrimit euroatlantik.
“Sot riafirmuam partneritetin tonë strategjik dhe përkushtimin për ta thelluar tutje në shërbim të qytetarëve të të dyja shteteve tona”, shkroi Presidentja, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Prishtinës dhe Berlinit.
Ministri Wadephul po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare ku po zhvillon takime me krerët institucionalë të vendit.



Të tjera
Nisma: Nuk marrim pjesë në seancën e orës 11:00
Abdixhiku: Nesër votojmë kundër, nis rruga drejt zgjedhjeve
As pas 30 minutave nuk bie goli në “Fadil Vokrri”