Japonia dhe Filipinet nënshkruan një pakt kyç të mbrojtjes të hënën, duke lejuar dislokimin e forcave japoneze për stërvitje të përbashkëta ushtarake, duke përfshirë stërvitje me zjarr të vërtetë, në kombin e Azisë Juglindore që u vu nën pushtimin brutal japonez në Luftën e Dytë Botërore, por tani po ndërton një aleancë me Tokion ndërsa përballen me një Kinë gjithnjë e më të fuqishme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marrëveshja e Qasjes Reciproke, e cila në mënyrë të ngjashme lejon forcat filipinase të hyjnë në Japoni për trajnime të përbashkëta luftarake, u nënshkrua nga Sekretari i Mbrojtjes i Filipineve, Gilberto Teodoro dhe ministrja e Jashtme japoneze Yoko Kamikawa në një ceremoni në Manila të dëshmuar nga presidenti Ferdinand Marcos Jr.
“Një rend ndërkombëtar i lirë dhe i hapur i bazuar në sundimin e ligjit është themeli i paqes dhe prosperitetit rajonal”, citohet të ketë thënë ajo. “Ne dëshirojmë të punojmë ngushtë me vendin tuaj për ta ruajtur dhe forcuar këtë”.
Kamikawa dhe ministri japonez i mbrojtjes Minoru Kihara zhvilluan më vonë bisedime me homologët e tyre filipinas mbi mënyrat për të thelluar më tej marrëdhëniet.
Pakti i mbrojtjes me Filipinet është i pari i krijuar nga Japonia në Azi. Japonia nënshkroi marrëveshje të ngjashme me Australinë në vitin 2022 dhe me Britaninë më 2023.
Shtetet e Bashkuara kanë forcuar gjithashtu një hark aleancash ushtarake në Indo-Paqësorin për t’iu kundërvënë më mirë Kinës.
Japonia dhe Filipinet janë aleatë të traktatit të SHBA-së dhe liderët e tyre mbajtën bisedime trepalëshe në prill në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Joe Biden rinovoi angazhimin “i hekurt” të Uashingtonit për të mbrojtur Japoninë dhe Filipinet.
Të tjera
Katër të ndaluar për rast rrëmbimi në Prishtinë, mes tyre edhe një polic
Netanyahu thotë se 153 tonë bo*mba janë hedhur në G@za të dielën, pranon shkeljen e armëpushimit
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë