Tetë persona nga bota e drogës dhe mafias shqiptare janë arrestuar në lidhje me një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Brukselit, thanë prokurorët belgë.
Arrestimet u kryen të martën (sot, 18 nëntor), pas bastisjeve në 18 lokale, kryesisht në kryeqytetin belg.
“Në korrik 2025, prokuroria u informua nga policia e Brukselit për një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Brukselit. Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent të rëndë kriminal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafies kriminale shqiptare”, tha prokuroria belge.
Brukseli është përfshirë vitet e fundit nga dhuna e lidhur me bandat e drogës dhe zyrtarët kanë thënë se më shumë se 100 nga rrjetet kriminale më të rrezikshme të Evropës janë aktive në Belgjikë.



Të tjera
Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk ka shenja se Amerika do të largohet nga NATO
Abdixhiku godet analistët, i quan “zhurmaxhinjtë e kurdisur”