Po të isha në vendin e shërbimeve kroate, do hetoja se kush i udhëzon – Ekonomia Online

Po të isha në vendin e shërbimeve kroate, do hetoja se kush i udhëzon

Një ngjarje me simbolikë historike dhe emocionale ka ndezur debat në Kroaci dhe Mal të Zi, pasi në ndeshjen e shtatorit në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, tifozët malazezë hapën një pankartë në të cilin shkruhej: “Zana e Lovçenit thërret, na fal o Dubrovnik”.

Ky gjest i konsideruar si akt i rrallë i kërkim faljes publike për agresionin e vitit 1991 ndaj Dubrovnikut u prit me respekt nga shumë kroatë, por u shkatërrua një ditë më vonë kur një pjesë e tifozëve kroatë u përgjigjën me thirrjen me mesazhe se “falje nuk ka” dhe u përdor disa fjalë tejet fyese.

Mali i Zi ka qenë pjesë e agresionit të udhëhequr nga forcat jugosllave dhe paraushtarake ndaj jugut të Kroacisë në vitin 1991. Rezervistë dhe njësi ushtarake nga Mali i Zi morën pjesë në sulmet, djegiet dhe shkatërrimet në Dubrovnik dhe rrethinat e tij. Në territorin malazez ndodhej edhe kampi famëkeq i Morinjit, ku u torturuan civilë dhe të burgosur kroatë.

Gjatë dy dekadave të fundit, politika malazeze ka bërë hapa të qartë të pranimit të fajit, duke ofruar kërkimfalje zyrtare, duke vendosur memorial në Morinj dhe duke paguar dëmshpërblime të konsiderueshme ish–të burgosurve kroatë — hap të cilin Serbia ende e shmang.

Transparenti i tifozëve malazezë u interpretua gjerësisht si gjest i sinqertë pajtimi nga qytetarë të thjeshtë, jo vetëm nga politikanë. Shumë kroatë e panë këtë si dëshmi se “shoqëria malazeze është e gatshme të përballet me të kaluarën e vet”, ndryshe nga Serbia.

Politikani dhe analisti i njohur malazez Ljubomir Filipoviq e dënoi ashpër sjelljen e huliganëve kroatë. Madje, ai kërkoi edhe një hetim rreth faktit se kush po i kontrollon tifozët.

“Ky është fundi i fundit. Nëse do të isha në vendin e shërbimeve kroate, do të pyesja veten se kush po e udhëzon dhe kontrollon këtë ekip. Është detyrë e shërbimeve tona të identifikojnë banditët dhe t’u ndalojnë atyre të hyjnë ose të kalojnë përsëri nëpër Mal të Zi”.