Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, si dhe për progresin që ka shënuar Kosova vitet e fundit.
Kurti theksoi arritjet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në fushën e sigurisë dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar reformat që sigurojnë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.
Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe kontributit të tij në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën.
Takimi u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit me diasporën dhe partnerët ndërkombëtarë.



Të tjera
Iu vazhdohet paraburgimi Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Nisma nuk merr pjesë në seancën e Buxhetit, e as të Qeverisë
Gruda i PDK-së shkon në Kuvend, do të flasë për buxhetin