Deputeti i PDK-së Përparim Gruda dhe ish-ministrja e Drejtësisë, nëjherit nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu kanë pasur replika ndërmjet vetes, për shkak të interpretimit të paragrafit 5 nenin 31, e për çka deputeti Gruda ka “përmirësuar” Haxhiun për këtë. Gruda bëri premtimin publik se do ta dorëzoj mandatin e deputeti nëse rezulton të jetë Haxhiu dhe VV thonë.
Haxhiu replikoi në deklaratën e tij kur ai i tha se nuk e dinë dallimin mes Qeverise së dorëhequr dhe në detyrë, e ku ajo i akuzoi edhe se janë bërë bashkë me Listën Serbe për të kundërshtuar Qeverinë Kurti.
Ajo insiston të sqarojë se Buxheti nuk është i Albin Kurtit.
E Gruda reagoi menjëherë duke thënë se është e tmerrshme se si një person që ushtroi pozitën e Minsitres së Drejtësisë për gati pesë vjet, nuk dallon kufizimin dhe përjashtimin.
Aty ai ka dhënë edhe një premtim.
“Me pasë një vend ministre e drejtësisë pesë vjet një person që nuk dallon kufizimet prej përjashtimeve në ligj është e tmerrshme. Edhe njëherë kufizimet thotë vlejnë, kufizimet. Qoftëse gjeni një jurist të pavarur në këtë vend që e thotë këtë që thotë ish-ministrja e drejtësisë e dorëzojë mandatin e deputetit. Qoftëse ka gjykatë, jap premtim publik, nëse e qoni ju në cilëndo Gjykatë dhe del qysh e thoni ju unë e dorëzoj mandatin”, tha ai.



Të tjera
Tetë deputetë nga Grupi Multietnik mbështetin Konjufcën
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kripa ndihmon të largoni shenjat e verës së kuqe