Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka tërhequr vërejtjen se nëse Kuvendi i Kosovës sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro mund të humben.
Murati në një postim në Facebook ka bërë të ditur se për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota
“Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore. Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota”, ka shkruar Murati.
Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës të seancë së parë, do të jetë edhe çështja e financimit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Ndërsa në seancën e dytë pritet të votohet qeveria Konjufca. Partitë opozitare kanë reaguar pas thirrjes për dy seancat e kuvendit, duke thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën e parë.



Të tjera
Tetë deputetë nga Grupi Multietnik mbështetin Konjufcën
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kripa ndihmon të largoni shenjat e verës së kuqe