Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të shkojnë në seancë dhe t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Duke pasur pritje goxha të ulëta në raport me PDK-në, AAK-në, dhe duke mos pasur asnjë lloj pritje në raport me Listën Serbe, më lejoni që nga kjo foltoreje t’u drejtohem me një apel publik deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së”, theksoi Gërvalla.
“Të nderuar deputetë të LDK-së, duke e njohur pulsin, përkushtimin dhe vullnetin e votueseve të partisë suaj, më mirë ndoshta sesa ata që kanë përgjegjësi të larta në partinë tuaj, ju ftoj publikisht që si parti e ardhur nga një traditë institucionaliste të mos bëheni bashkë me ata të cilët nuk i respektojnë institucionet e shtetit, të cilët bllokojnë procese të rëndësishme, bllokojnë buxhetin, pagat dhe të ardhmen e këtij vendi. Ju bëj apel të gjithëve që e keni mundësinë, që të vini në një orë më të vonshme dhe t’i votoni marrëveshjet ndërkombëtare. Mos u bëni kontribuues të bllokimit të shtetit”, ka thënë Gërvalla.



Të tjera
“Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet
Prokuroria për ngjarjen në Podujevë: Vrasje e rëndë në tentativë, të përfshirë nip e dajë, motivi “mosmarrëveshje paraprake”
Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak