Komuna e Graçanicës ka shpërfillur kërkesat nga institucionet për harmonizimin e Rregullores Nr.03/18/KG të datës 26.09.2018, për lejet e ndërtimit, pasi që është konstatuar që rregullorja në fjalë është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Si rrejodhjë e miratimit të kësaj Rregullore në vitin 2018, banorët shqiptarë në Graçanicë kanë shprehur shqetësimin e tyre për diskriminim që po u bëhet sa i përket marrjes së lejeve për ndërtim.
Lidhur me këtë, Telegrafi tash e sa javë ka raportuar për ecurinë e kësaj ngjarje. Javën që lamë pas, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal bëri të ditur se ka kërkuar nga Komuna e Graçanicës që t’i ndërmerr veprimet e nevojshme sipas kërkesës së MMPHI-së për të harmonizuar me legjislacionin në fuqi Rregulloren në fjalë, në afat prej 30 ditësh.
Tutje MAPL i tha Telegrafit se e ka proceduar lëndën në Ministrinë e Drejtësisë.
“Edhe për kundër që Kuvendi i Komunës së Graçanicës, në mbledhjen e datës: 17.05.2024, e ka pas pikë të rendit të ditës, rishqyrtimin e Rregullores Nr.03/18/KG, të datës 26.09.2018, sipas kërkesës së MMPHI-së, Kuvendi i Komunës se Graçanicës, nuk ka rishqyrtuar dhe harmonizuar aktin në fjalë.
Duke pasur në konsideratë se Kuvendi i Komunës së Graçanicës, ka refuzuar të rishqyrtoj dhe harmonizojë Rregulloren Nr.03/18/KG, sipas kërkesës së MMPHI-së, atëherë MAPL përmes shkresës 463-1099/19, ka proceduar lëndën në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është kompetente të dërgoj lëndën në gjykatën kompetente, siç përcaktohet me nenin 82.4, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale”, thuhej në përgjigjen e MAPL-së.
E nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë të ditur për Telegrafin se më 4 qershor 2024, Avokatura Shtetërore ka ushtuar padi ndaj Komunës së Graçanciës, për të shfuqizuar këtë rregullore.
“Avokatura Shtetërore më datë 29.05.2024 nga MAPL ka pranuar shkresë për inicimin e procedurës gjyqësore bazuar në raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së Rregullores Nr.03/18/KG mbi Kushtet e Përgjithshme për Parcelim, Rregullat dhe Procedurën e Ndërtimit të Objekteve në Lëshimin e Kushteve Ndërtimore për Ndërtesat nën Kompetencën e Komunës.
Avokatura Shtetërore më datë 04.06.20245 ka ushtruar padi për shfuqizimin e kësaj rregullore në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Telegrafi i ka dërguar pyetje edhe zyrtarëve të Komunës së Graçanicës por të njëjtit tash e një javë nuk janë përgjigjur kërkesave tona.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë