Një shoferi në Perth të Australisë i është lëshuar një njoftim për shkelje pasi humbi kontrollin dhe dëmtoi veturën hibride plug-in me veturë rreth 1 milion dollarë.
Në fotot e publikuara në rrjete sociale mund të shihet Ferrari SF90 Stradale me ngjyrë të verdhë, “me kokë poshtë”, dhe airbag-ët e hapur.
Sipas policisë australiane, shoferi po udhëtonte drejt veriut përgjatë rrugës Orrong dhe Wright në Carlisle, periferi afërsisht 8 kilometra në juglindje të Perthit.
Siç raportojnë autoritetet, i dyshuari e ka nxjerrë automjetin nga rruga, ku është përplasur me një pemë.
Si pasojë e incidentit, vetura është rrokullisur.
Bëhet e ditur se nuk ka të dëmtuar, ndërsa shoferi po akuzohet për shkelje të qarkullimit rrugor dhe “drejtim të pakujdesshëm”.



Të tjera
Jeni shumë të dobët, këto ushqime ju shtojnë në peshë
Çka duheni të dini për lënien e duhanit
Limoni ju ndihmon të humbni peshë