Federata e Pingpongut e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Ping Pongut, do të organizojnë kampionatin e përbashkët ekipor dhe kampionatin individual, që do të mbahet më 22–23 nëntor në Elbasan.
Kampionati ekipor do të të organizohet në formë të ligës së përbashkët e në këtë edicion marrin pjesë dy klubet më të mira nga të dy shtetet në të dy gjinitë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin Round Robin, pra secili me secilin, për të përzgjedhur në fund kampionin ekipor Kosovë-Shqipëri.
“Në kampionatin e tretë individual të seniorëve do të marrin pjesë 8 lojtarët më të mirë të secilit shtet në të dy gjinitë. Lojtarët do të garojnë në fazën e grupeve, sipas sistemit Round Robin, në katër grupe të përziera me nga dy lojtarë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria, kurse në fazën e dytë në shortin kryesor do të kualifikohen dy të parët e grupeve”, thuhet në komunikatë.
Ky kampionat do të sjellë përballjet më të forta mes ekipeve dhe lojtarëve më të mirë nga të dy vendet, duke theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy federatave.



Të tjera
Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati- diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Shpallja e zgjedhjeve zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës
Pesë gjërat që nuk duhet t’i postoni kurrë në Facebook