Festimet u shndërruan në përleshje me policinë në të gjithë Parisin pasi përpjekjet e Marine Le Pen për të sjellë në pushtet të djathtën ekstreme u bllokuan në zgjedhjet franceze.
Fronti i Ri Popullor i Majtë (NFP) doli si forca dominuese në Asamblenë Kombëtare pas zgjedhjeve të së dielës, duke mundur partinë Tubimi Kombëtar (RN), e cila ishte në rrugën e duhur për t’u bërë qeveria e parë e ekstremit të djathtë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruajnë mediat e huaja.
Disa mijëra njerëz u mblodhën në Place de la Republique, në Paris. Pati duartrokitje, makinat u binin borive dhe u valëvitën flamujt francezë.
Mbështetësit e partisë së majtë, në mazhorancë, mirëpritën me zë të lartë rezultatet parlamentare. Por shumë shpejt festimet u kthyen në trazira në kryeqytet.
Pamjet treguan fishekzjarre duke u hedhur ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe sheshi papritmas u mbush me njerëz, me njerëz që vraponin në të gjitha drejtimet për t’i shpëtuar gazit.
Është e paqartë nëse përleshjet u nisën nga mbështetësit e Le Pen apo votuesit e majtë, por çfarë dihet është se të paktën 30,000 policë ishin vendosur për të parandaluar dhunën në të gjithë vendin.
Të tjera
Katër të ndaluar për rast rrëmbimi në Prishtinë, mes tyre edhe një polic
Netanyahu thotë se 153 tonë bo*mba janë hedhur në G@za të dielën, pranon shkeljen e armëpushimit
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë