Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, do të përballet në gjyq për akuza të falsifikimit të bilanceve financiare lidhur me sezonet 2019, 2020 dhe 2021.
Gjithashtu në gjyq janë dërguar bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Andrea Chiavelli, dhe vetë klubi.
Sipas raporteve të fundit të Tuttosport, çështja lidhet me pretendimet për fitime kapitale të fryra (plusvalenze) në dy transferta të mëdha: Kostas Manolas nga Roma në 2019 dhe Victor Osimhen nga Lille në 2020, shkruan Gazeta Express.
Në rastin e Manolas, Napoli përfshiu si pjesë të shkëmbimit mesfushorin Amadou Diawara, ndërsa për Osimhen u përfshinë portieri Orestis Karnezis dhe tre lojtarë të Primavera, të cilët sipas prokurorëve u vlerësuan në mënyrë të tepruar për të përmirësuar pozicionin financiar të klubit.



Të tjera
Gjërat që tregojnë që lidhja juaj do të zgjasë
Ushqimi që rinon trurin, me të paktën 10 vjet
Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit