Me 22 vota “për” nga 31 këshilltarë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani u zgjodh ushtrues detyre kryetar i Komunës së Gostivarit.
Limani zëvendëson Arben Taravarin, i cili u bë ministër i Shëndetësisë dhe dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës.
Ndërkaq me 21 vota “për”, Namik Durmishi u zgjodh kryetar i Këshillit komunal, në vend të Valbon Limanit, i cili e ka mbartur deri me sot këtë post.



Të tjera
Moti i keq në New Jersey mund ta shtyjë sfidën Brazil – Marok
Mbappe: Ua kam uruar krejt francezëve të PSG-së titullin e Ligës së Kampionëve
Gakpo futbollisti i radhës i cili largohet nga Liverpuli!