Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çështja e konventës për kryetarin e partisë, për të cilën ai pati vërejte është e mbyllur.
Ai ka thënë se respekton se vendim e partisë dhe se tash do të jetë në përkrahje të partisë dhe kryetarit, Bedri Hamza në zgjedhjet e reja nacionale të 28 dhjetorit.
“Kur gara fillon jashtë, unë jam me PDK-në, jam me Bedriun. Për mua çështja e konventës është e mbyllur”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
“Si pari që është në opozitë dhe si parti që ka fitua disa palë zgjedhje dhe që kemi kapacitet politik dhe intelektual dhe profesional natyrisht që jemi të gatshme për zgjedhje. Kur je në opozitë, mendoj se ke një qartësi të qartësi të mirëfilltë për atë se cilat janë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, cilat janë pritjet që i ka vendi dhe çfarë duhet të plasojë si platformë politike”, është shprehur Hoxhaj.



Të tjera
Protesta kundër dërgesave të armëve drejt Izraelit
Pas 80 vjet hulumtimesh, shkencëtarët kanë zbuluar “sekretin” për jetë të lumtur
Ekspertët komentojnë: Çfarë fshihet pas zgjedhjes së Hamzës dhe roli i Lushtakut në PDK