Policia ka arrestuar një 46-vjeçar në Pejë, pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.
Siç thuhet në njoftim, policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 07.07.2024, është njoftuar se në fshatin Katundi i Ri në Pejë, në një shtëpi ka të shtëna me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes, ku janë gjetur tre fishek të gjallë kalibër 7.62x39mm si dhe gjashtë gëzhoja të njëjtit kalibër. Arma AK-47 e cila është përdorur është sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari është ndaluar për 48- orë.



Të tjera
Kurti: PDK e LDK t’i propozojnë tre emra unifikues, ne i mbështesim
5 ushqime të pasura me kalium, të mira kundër tensionit
Abdixhiku: S’kemi nevojë me propozu tre emra, por vetëm një, mundet me qenë edhe Vjosa Osmani