Se përfshirja e Vuçiqit në këtë rast është e padiskutueshme, e vlerëson në një deklaratë për Antena M themeluesja dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, transmeton KP.
“Është e padiskutueshme se Aleksandar Vuçiq, në kohën e safarive njerëzore në Sarajevë, ka qëndruar në pozicionin e Varrezave Hebraike, një nga pozicionet më të shtrenjta dhe më të rrezikshme në qytet. Ai vetë ka deklaruar se ka qenë vullnetar dhe se një periudhë të caktuar e ka kaluar pikërisht në Varrezat Hebraike”, thekson Biserko.
Këtë, vëren ajo, e ka konfirmuar edhe Vojisllav Sheshelj gjatë gjykimit në Hagë. Biserko thekson se për këtë është folur disa herë.
“Por mbetet e çuditshme që i njëjti gabim është përsëritur për herë të dytë, kur progresistët dhe radikalët erdhën në pushtet në vitin 2012”, nënvizon Biserko.
“Për një shoqëri që nuk është e gatshme të përballet me përgjegjësinë e vet për luftërat e viteve ’90 dhe të mbajë një qëndrim të qartë e parimor kundrejt bartësve të asaj politike shkatërrimtare. Dihet se sot, Milosheviqi, në një pjesë të konsiderueshme të publikut, perceptohet si një luftëtar i madh për interesat kombëtare serbe”, përfundon Biserko.
Të rikujtojmë, Sarajevo safari përshkruan praktikën sipas së cilës shtetas të pasur të huaj, gjatë rrethimit të Sarajevës, paguanin për mundësinë për të qëlluar mbi civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Margetiq, ndër të tjera, ditët e fundit ka publikuar materiale për të cilat pretendon se konfirmojnë praninë e Vuçiqit në një nga pozicionet snajperike më të kërkuara mbi qytet.



Të tjera
“FSK në aksion: Dëshmon kapacitetet në ushtrimin ushtarak ‘Golden Sabre 25’!”
“Murati godet LDK-në: Prishtina po paguan faturat e dhjetorit me buxhet të vonuar – fajtor është mosvotimi i partisë!”
“Mesazh i qartë nga Haradinaj: Mërgimtarë, bëni diferencën më 28 dhjetor!”