Në rrjetet sociale ka shpërthyer debat pas pyetjes së një gazetari në konferencën e djeshme për media, i cili tentoi ta ironizojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me pyetjen provokuese: “A je e vetëdijshme ti?, duke pretenduar se ajo i ka bërë favore Lëvizjes Vetëvendosje me caktimin e datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor.
Derisa presidentja Osmani tha që është e mirëseardhur pjesëmarrja e sa më shumë qytetarëve në zgjedhje, përfshirë edhe diasporën, ky debat ka ngjallur reagime të shumta.
Mes të tjerëve ka pasur edhe një reagim në Facebook nga profili me emrin Jona Çitaku, e cila gazetarit që ia bëri pyetjen presidentes iu referua si hibrid i Stanishiqit.
Postimi i plotë:
Doli një hibrid i Stanishiqit duke u munduar ta ofendojë Presidenten Osmani me frazën “A je e vetëdijshme ti?”, kinse ia paska bërë favore Lëvizjes Vetëvendosje me caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor.
Por Presidentja ia dha përgjigjen siç e meritonte dhe ia la fytyrën në pesë pare këtij idioti.
Respekt për përgjigjen e saj të qartë dhe të drejtë.



Të tjera
Arsyet se pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes
“FSK në aksion: Dëshmon kapacitetet në ushtrimin ushtarak ‘Golden Sabre 25’!”
“Murati godet LDK-në: Prishtina po paguan faturat e dhjetorit me buxhet të vonuar – fajtor është mosvotimi i partisë!”