Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarit me inicialet L.M.
Kjo për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, i pandehuri L.M. akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Gjthnjë, sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.



Të tjera
Ushqimet e shëndetshme që ndihmojnë trurin
Kjo është festa e shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe
Grenell e quan “lajm të mirë” krizën në Kosovë – kritika për qëndrimin e tij