Në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, u transmetua një klip ku banorët diskutonin hapur për temën e familjes dhe krijimin e saj. Biseda prekëse solli reagime të shumta, ndërsa opinionistja e programit, këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, vendosi të ndajë edhe një përvojë personale.
Gjatë diskutimit mbi paragjykimet shoqërore, Leonora u përfshi duke treguar se edhe vetë ka qenë shpesh në qendër të gjykimeve për shkak të statusit të saj familjar. Ajo rrëfeu se presioni dhe pyetjet e vazhdueshme janë bërë pjesë e përditshmërisë së saj.
Artistja shtoi se, pavarësisht këtyre paragjykimeve, ajo ka vlerësim të madh për familjen dhe rolin e prindërimit: “Personalisht konsideroj që fëmijët janë bekim dhe familja është bekim. Mirëpo, ndonjëherë rrethanat e jetës, përkushtimi i madh ndaj familjes, vitet të kalojnë aq shpejt sa që e vëren që ndien një mungesë të madhe – një zbrazëti që dikur duhet ta plotësosh”.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë