Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu është liruar nga burgu i Serbisë, ku po mbahet prej disa muajsh.
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga policia serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë për kinse kryerje të veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
E pas lirimit të tij, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.
Që nga dita e parë e arrestimit të tij, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës së bashku me institucionet tjera gjegjëse, kanë ndjekur nga afër rastin dhe kanë ofruar mbështetjen e nevojshme, duke insistuar vazhdimisht që ndaj tij të respektohen të drejtat themelore të njeriut dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë”, thuhet në reagim.
MPJD rithekson se akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kundër Spahiu kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës falënderon të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në trajtimin e drejtë të këtij rasti dhe mbetet e përkushtuar që të mbrojë çdo qytetar të Republikës së Kosovës kudo që gjendet. /



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë