Partia Socialiste ka depozituar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj lidhur me ndryshimin në Kodin Zgjedhor. Në dokument, PS bën me dije se ka adresuar të gjitha problematikat e gjetura nga Gjykata Kushtetuese, të cilat janë detyrim për Kuvendin.
Në këtë dokument, përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigranteve që në zgjedhjet e ardhshme te vitit 2025. Kompetencat e plota ia jep Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e ndërsa përcaktohet qartë se dhe si do të jetë e përbërë lista e zgjedhësve nga jashtë.
Gjithashtu, propozimi për formulën e re te përcaktimit te herësit ne ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit. Sipas kësaj formule, nuk do të jetë më i madh se 7000 vota.
Ndryshimet mbajnë firmat e 7 deputetëve.
Këto propozime erdhën pasi Komisioni i Reformës Zgjedhore dështoi duke mos sjellë asnjë produkt.



Të tjera
Kurti: PDK e LDK t’i propozojnë tre emra unifikues, ne i mbështesim
5 ushqime të pasura me kalium, të mira kundër tensionit
Abdixhiku: S’kemi nevojë me propozu tre emra, por vetëm një, mundet me qenë edhe Vjosa Osmani