Kjo maskë me kos, portokall dhe Aloe Vera
pastron fytyrën thellësisht, duke i dhënë saj një shkëlqim që e keni dëshiruar
gjithnjë. Po ashtu, ajo mbyll poret e zgjeruara nga yndyra duke e lënë fytyrën
tuaj të pastër dhe të shëndetshme.
Përbërësit:
1 lugë çaji kos
2 lugë gjelle lëng portokalli
Pak lëkurë e grirë portokalli
1 lugë çaji xhel Aloe Vera
Udhëzime:
Kombinoni në një enë të vogël kosin, xhelin
Aloe Vera, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. Përziejini mirë derisa të
përftoni një masë homogjene. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë
për rreth 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë, transmeton
shije.al.
Mund ta përdorni këtë maskë 2 herë në javë për
rezultate më të shpejta dhe efektive.



Të tjera
Ja çfarë sëmundje keni nëse ju del gjumi natën
Serbia, rreshtohet pranë Rusisë duke mos votuar rezolutën e OKB-së për kthimin e fëmijëve ukrainas
Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike