Takimi u zhvillua para manifestimit për Ditën e Alfabetit, duke nxjerrë në pah bashkëpunimin politik dhe kulturor mes dy vendeve.
Izet Mexhiti, kryetari i Çairit, tha se në këtë ditë të shënuar për shqiptarët, ai së bashku me gjithë liderët e VLEN-it pritën në drekë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Biseduam drejtpërdrejt për zhvillimet politike, dhe për mënyrat konkrete se si bashkëpunimi mes dy vendeve tona mund të thellohet në fusha që prekin qytetarët çdo ditë,” shkroi Mexhiti.
Mexhiti theksoi rëndësinë e lidhjes mes takimit politik dhe ngjarjes kulturore:
“Këto dy momente u lidhën natyrshëm, një takim pune me fokus te politika dhe bashkëpunimi, i ndjekur nga një ngjarje që simbolizon identitet, qëndrueshmëri dhe drejtim të qartë kombëtar. Sot, ndërsa nderonim alfabetin shqip, u ndje edhe më shumë rëndësia e bashkërendimit mes nesh, në ide, në vizion dhe në veprim.”



Të tjera
A e dini çfarë i ndodh trupit kur qëndroni ulur gjatë?
Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan
Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore