Një test i ri i fecesit mund të zbulojë sëmundjen e mëlçisë para se të nisin simptomat pa nevojën e testeve invazive, tregon një studim i realizuar së fundmi.
Metoda e re shikon bakteret në feces, të cilat mund t’ju tregojnë mjekëve nëse sëmundja jo-alkoolike e mëlçisë yndyrore (NAFLD) është në një fazë të hershme ose të avancuar.
Faza e hershme e NAFLD, një grumbullim i yndyrës në mëlçi, prek një në tre amerikanë dhe britanikë, me ngarkesën e rasteve në rritje.
Nëse mbetet pa u zbuluar, mund të zhvillohen në dëmtime serioze të mëlçisë, duke përfshirë edhe cirrozën, por është jashtëzakonisht e vështirë për t’u kapur herët sepse ka pak simptoma dhe kërkon operacion.
Tani, një studim i hulumtuesve në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, ka identifikuar modelet unike të llojeve bakteriale në fecesin e njerëzve me këtë gjendje.
Shkaku i saktë i NAFLD është ende i paqartë, por dieta dhe gjenetika luajnë rol thelbësor



Të tjera
Peshk për lëkurë të pastër
Këtë çaj nuk është mirë ta pini para gjumit
Këto janë arsyet që duhet të blini brokoli më shpesh