Portieri Amir Shaipi po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierën e tij. Pas një paraqitjeje të shkëlqyer për Kosovën në fitoren 2-0 ndaj Sllovenisë, Shaipi ka treguar formë të lartë edhe me Luganon, duke e udhëhequr skuadrën në fitoren 1-0 ndaj Thunit, me nëntë pritje të rëndësishme.
Shaipi kishte kaluar në stol pas ardhjes së portierit të ri, David von Ballmoos, por pas një dëmtimi të këtij të fundit, ai fitoi mundësinë dhe e shfrytëzoi maksimalisht.
Gazeta zvicerane “Blick” e vlerësoi Shaipin si “faktor vendimtar” në fitoren ndaj Thunit, duke nënvizuar reagimet e tij të shpejta dhe qetësinë në momentet kritike, përcjell Gazeta Express.
Edhe trajneri i Luganos, Mattia Croci-Torti, lavdëroi performancën e portierit kosovar, duke theksuar se, pas konkurrencës së krijuar, Shaipi ka reaguar shkëlqyer.
Portieri i Kosovës ka pranuar sfidat që ka kaluar dhe është i vendosur të vazhdojë të punojë për përmirësimin e mëtejshëm. “Familja dhe trajneri më kanë mbështetur, tani është koha të shijoj momentet, por ka ende shumë punë për të bërë,” tha Shaipi.
Në nivel kombëtar, forma e Shaipit është e rëndësishme për Kosovën, duke ofruar konkurrencë për Aro Muriqin në portë.



Të tjera
Vezët po bëhen luks: çmimet rriten ndjeshëm në treg
Gashi zbulon detaje të reja për formimin e Ushtrisë së Kosovës
Në prag të 28 Nëntorit, vendosen flamuj kombëtar pranë kufirit me Serbinë