Një protestë do të mbahet nesër, të dielën më 23 nëntor, në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahinë, 25-vjeçaren e cila vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.
Organizatorët njoftojnë se protesta do të nisë në orën 12:00 dhe kërkojnë veprim të vendosur nga institucionet e Kosovës dhe drejtësi për viktimën, duke akuzuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e saj të pambrojtur.
“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri”.
“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës.



Të tjera
Zhvillimet e fundit në LDK, Anton Quni ka një porosi për Lumirin, Gazin e Imriun
“Iniciues i sulmit ishte Sami Lushtaku”, Hysni Mehani: 42 ditë pas sulmit, ende nuk e di kush po e heton rastin
Rutte thekson mbështetjen evropiane për SHBA-në gjatë luftës me Iranin