Banorët e Big Brother VIP Kosova, Nailiri dhe Bia, janë shfaqur më të afërt se kurrë gjatë një momenti në shtëpi.

Ndërsa Bia iu ul në prehër Nailirit, ajo i këndoi këngën: “O rrushi i vogël, mirëmëngjes, mirëmëngjes”, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe flirtuese.

Në të njëjtin moment, Bia nuk ngurroi t’i shprehë edhe nevojat e saj emocionale, duke i thënë Nailirit: “Më mungon vëmendja e burrave, kam nevojë të të prek, të të… pasha zotin”.

 BBVK/YouTube

Ky detaj i bën momentin edhe më të veçantë, duke treguar se marrëdhënia mes tyre po bëhet më e afërt dhe më e personalizuar.

Afrimiteti i tyre ka ngjallur komente dhe reagime nga shikuesit, duke e bërë këtë një nga momentet më të komentuar të edicionit aktual.

– YouTube  www.youtube.com