Benita dhe Ibro u panë duke diskutuar rreth spektaklit të mbrëmshëm.
Gjatë spektaklit u transmetua klipi ku Benita dhe Alba shfaqeshin duke bullizuar Elijonën, si edhe momenti kur Benita i kishte thënë Elijonës: “S’e ke mamin këtu”.
Kjo preku thellë Elijonën dhe publikun, pasi ajo kishte humbur nënën dhe motrën në një aksident.

BBVK/YouTube
Benita sqaroi se nuk e kishte ditur rastin dhe se nuk e kishte pasur fjalën për nënën e Elijonës, por për Hygertën.
Më pas, në një video, ajo dëgjohet të thotë: “Ajo mënyrë që ka qenë, ka qenë gabim, por gabimet janë për njerëz, normal. Kryesorja është publiku, që nuk e kam pasur në atë kuptim. Janë lidhur gjërat shumë keq. S’e njoh”.

BBVK/YouTube
Ibro, i cili po e dëgjonte me vëmendje, tha: “E rëndësishme është të tregosh versionin tënd dhe mënyrën si e ke pasur ti, ta sqarosh situatën”.
Benita iu përgjigj e prekur: “Besomë që po emocionohem sa herë po e kujtoj këtë pjesë, po më dridhet trupi”.
Benita shtoi: “Unë jam e pastër shumë. Veç kur po e mendoj jashtë, ku ta di sa të madhe e kanë bërë këtë pjesë. Po them o Zot, pa faj. S’e kam ditur, se nuk e kam shpirtin t’ia përmend këtë gjë askujt”. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com



Të tjera
Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short
Ngrënia e thonjve ul imunitetin
Thesari alokoi buxhetin për dhjetor, Komuna e Prishtinës nuk i kreu pagesat