Pas një nate plot pikëpyetje dhe spekulime, Alba Pollozhani është rishfaqur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.
Konkurrentja, e cila humbi gjurmët për rreth 20 orë pas takimit me psikologen që pasoi shpërthimin e saj në Prime, kishte nxitur diskutime të shumta në rrjet.
Mungesa e gjatë bëri që ndjekësit të aludonin për një largim të mundshëm apo probleme shëndetësore.

BBVK/YouTube
Megjithatë, pak minuta më parë, Alba u rikthye në ekran.
Ajo u fokusua nga kamerat në zonën e lavanderisë, duke biseduar qetësisht me banorët e tjerë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Kjo solli reagime të ashpra dhe nevojën urgjente për asistencë psikologjike.
Vlen të ceket se dy orë pas hyrjes në dhomën e rrëfimit, ulërimat e saj u dëgjuan deri në sallon, duke shqetësuar edhe pjesën tjetër të shtëpisë.
– YouTube www.youtube.com



Të tjera
Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short
Ngrënia e thonjve ul imunitetin
Thesari alokoi buxhetin për dhjetor, Komuna e Prishtinës nuk i kreu pagesat