Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, raporti mes Edit dhe Dolces duket se po bëhet gjithnjë e më i ngushtë, duke hapur rrugë për dyshime të forta se mund të ketë ndodhur puthja e parë e këtij edicioni.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dyshja shihen të shtrirë shumë afër, në krahët e njëri-tjetrit, duke krijuar një atmosferë intime që ka ngritur menjëherë reagimet e publikut.
Në një pamje tjetër, Edi dhe Dolce shihen sërish të afërt, duke u ledhatuar me butësi. Në një moment, Dolce dëgjohet duke i thënë Ed-it: “Të rrimë këtu me tërë këtë torturë”.
BBVK/FaceBook
Pas kësaj fjale, ajo ndal së foluri kur Edi e shikon nga afër dhe momenti duket sikur përfundon me një puthje, edhe pse këndi i kamerës nuk e konfirmon plotësisht.
Menjëherë pas afërsisë, Dolce i thotë: “Ik, se na doli zemra vendit”.
Ky moment tashmë është bërë viral dhe ka ndezur debatin në rrjete, ndërsa publiku pret të shohë nëse produksioni do të sqarojë në Prime nëse ka ndodhur vërtet puthja e parë e këtij sezoni. /Telegrafi/




Të tjera
Si ta shpëtoni veten nga dikush që flet shumë
29 vjet nga rënia e heronjve Zahir Pajaziti, Edond Hoxha e Hakif Zejnullahu
Sot shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit