Përplasjet mes Real Madrid dhe La Ligës janë ndezur sërish pas deklaratave të forta të presidentit të Real Madrid, Florentino Pérez, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit.
Në fjalën e tij, Pérez kritikoi ashpër drejtimin e futbollit spanjoll dhe La Ligën, duke përmendur praktikat që ai i cilësoi si anormale dhe dëmtuese për tifozët.
Përgjigja e shpejtë e Javier Tebas, presidenti i La Ligës, erdhi me një ton mbrojtës, ku ai u mundua të minimizonte fjalët e Pérez, duke e quajtur atë “të përsëritur” dhe “supremacist”, shkruan Gazeta Express.
Tebas theksoi se çdo vit Pérez hedh akuza të ngjashme dhe premtoi një përgjigje më të detajuar më vonë, duke aluduar se shumë nga kritikët e Pérez janë të ndikuar nga frustrimi i një grupi të vogël ndjekësish.
Tensionet mes dy liderëve të futbollit spanjoll pritet të vazhdojnë, ndërsa të gjithë presin përgjigjen e plotë të Tebas për të parë nëse do të ofrojë sqarime të vërteta ose do të vazhdojë të shmangë debatet.



Të tjera
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme, temperatura më e ulët shënon -1 gradë
Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short
Ngrënia e thonjve ul imunitetin