Moti për pesë ditët e ardhshme – diell, vranësira dhe shi

Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme, temperatura më e ulët shënon -1 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton moti për pesë ditët e ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, pritet që të ketë interval të shkurta me diell, vranësira dhe shi.

Temperatura minimale do të jetë -1 gradë të premten ndërsa maksimalja pritet të jetë 13 gradë të mërkurën.

Moti për pesë ditët e ardhshme:

E hënë
Moti i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: 0-3°C
Temperaturat maksimale: 5-9°C
Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s..

E martë
Mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale: 0-2C
Temperaturat maksimale: 8-11°
Era: nga jugperendimi, me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 3-5 °C
Temperaturat maksimale: 10-13°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte
Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale: 1 deri 3°C
Temperaturat maksimale: 4-6°C
Era: nga veriperendimi , 1-4 m/s

E premte
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat mnimale: -1 deri 2°C
Temperaturat maksimale: 4-6°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.