Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblenë e Komunës së Prishtinës, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur të parit të kësaj komune, Përparim Ramës, lidhur me pyetjen e parashtruar se kush është Dejona Mihali dhe çfarë funksioni ka në Kosovë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook ka pyetur LDK-në se kush është shoferi i Përparim Ramës, cili është emri i tij i vërtetë dhe cila është e kaluara e tij në Evropë.
Postimi i tij i plotë:
Për Dejonën, në të kaluarën keni keqpërdorur edhe institucionet e sigurisë.
Por a po na tregon LDK kush është shoferi i Përparim Ramës dhe si quhet ai me emrin e tij të vërtetë? Dhe cila është e kaluara e tij në Evropë?
Hajde, Përparim, a po përgjigjesh tani?



Të tjera
Naimi ma ka gju ar*mën, më tha ik zhduku
PDK-ja thërret mbledhjen e Këshillit Drejtues për veprimet e ardhshme
Të vihet në vend drejtësia si imperativ moral, juridik dhe historik