Gazmir Raci i reagon Abdixhikut

Gazmir Raci i reagon Abdixhikut

Opinionisti dhe tashmë zyrtari i Vetëvendosjes, Gazmir Raci, ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, opozotës veçmas kryetarit të LDK-së,  Lumir Abdixhiku.

Në reagimin e tij, Raci kritikon LDK-në për keqmenaxhim të kryeqytetit dhe përqendrim në çështje “fantazi mesjetare” në vend të problemeve reale të qytetarëve, si rrugët, ujësjellësit, transporti publik dhe investimet, transmeton Kosova Post.

Ai thekson gjithashtu se bashkëpunimi i LDK-së me  PDK-në ishte vendimtar për të siguruar fitore, duke aluduar për pazare politike të mundshme.

Raci i bën thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të zgjedhin “punën dhe të ardhmen, jo propagandën dhe frikën”, duke shprehur mbështetje të hapur për Kryeministrin aktual Albin Kurti.

 Postimi i plotë i Racit:  

Lumir, në vend të flisni për rrugë, ujë, transport publik, çerdhe e investime, merreni me Don Kishota e Sanço Panço, fantazi mesjetare.

E mbajtët Kryeqytetin pa buxhet, me shpresën se qytetarët do të lodhen. Në fund u bëtë bashkë me Uranin e PDK-së, se ndryshe s’do të kishit fituar.

Më 28 dhjetor Prishtina dhe Kosova do të flasin sërish, qartë për Albin Kurtin.
Nuk ka rikthim të vjetërsisë, pazareve e bllokadave.

Kosova e zgjedh punën, jo propagandën.
Zgjedh të ardhmen, jo frikën.
Do të jetë një votë plebishitare për Kryeministrin Albin Kurti ❤️