Një furgon me targa vendore është ndaluar në pikën kufitare të Vermicës, ku Policia e Kosovës ka zbuluar mbi 266 kilogramë eksploziv, disa detonatorë elektrik, fitila emulex me peshë 800 gram, si dhe 20 fitila e 6 tuba me tela elektrik. I dyshuari, një shtetas kosovar, është arrestuar menjëherë dhe dërguar në mbajtje.
Sipas Policisë, mjeti transportues ishte ndaluar për kontroll të detajuar, gjatë të cilit u gjet sasia e madhe e materieve plasëse të dyshuara për import apo shitje të paautorizuar.
Prokurori kompetent është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar procedurat e mëtejshme hetimore, përfshirë verifikimin e origjinës së materialeve dhe qëllimit të transportimit të tyre. Hetimet po vazhdojnë.



Të tjera
Naimi ma ka gju ar*mën, më tha ik zhduku
PDK-ja thërret mbledhjen e Këshillit Drejtues për veprimet e ardhshme
Të vihet në vend drejtësia si imperativ moral, juridik dhe historik