Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi u pezullua “Trafiku Urban”, duke fajësuar ish-opozitën që nuk votuan buxhetin e 2026-ës, atë të Prishtinës dhe të RTK-së.
Ajo thotë se ky lloj i opozitarizmit nuk i bën mirë askujt dhe se nuk ka opozitarizëm në shpinën e qytetarëve.
“Kur i kërkuam dhe lutëm që të vinin në seancë për buxhetin 2026, buxhetin e Prishtinës, buxhetin e RTK e tema të tilla. Ky opozitarizëm i kësaj opozite nuk i bën mirë askujt, nuk ka opozitarizëm në shpinë të qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.



Të tjera
Kërkesat për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, populizëm i rrezikshëm dhe mungesë elementare e njohurive
Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, shtohen masat e sigurisë para duelit Sllovaki-Kosovë
Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast