Vitia për Përparim Ramën: Bllokimet dhe mospunën nuk i ka për herë të parë

Bllokimet dhe mospunën nuk i ka për herë të parë

Ministri i Shëndetësisë akuzon kryetarin e Prishtinës për menaxhim të dobët dhe probleme të vazhdueshme financiare.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përfshirë në debatin e fundit lidhur me ndërprerjen e trafikut urban në Prishtinë, duke kritikuar menaxhimin e komunës dhe kryetarin e saj.

“Bllokimet dhe sidomos mospunën nuk i ka për herë të parë Kryetari i koalicionit LDK-PDK në Prishtinë. Madje i ka sistem e princip pune, sepse nuk e ka brengë Prishtinën por veç veten dhe grupin që e ka sjellë aty. Prandaj gjithnjë ka probleme me financat. Nuk i dalin llogaritë asnjëherë, veçanërisht për pagat e punëtorëve”, tha Arben Vitia.

Reagimi i tij vjen në kohën kur kryeqyteti po përballet me ndërprerje të transportit publik dhe tensione mes institucioneve lokale dhe atyre qendrore lidhur me financat komunale.