Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj.
Kështu ka bërë të ditur kryetari PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se shkrirja e Iniciativa Qytetare “Demokracia” në PDK, është hap i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
“Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar.
Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, thuhet në postimin e Hamzës



Të tjera
Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast
Si të lini përshtypje të mirë përmes telefonit, 4 këshilla
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit