Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV, ka shkruar një status, ku i ka reaguar Ganimete Musliut, deputete e PDK-së.
Mihali e ka quajtur Musliun si “kampione të batutës”.
Tutje, Mihali ka pasur një pretendim rreth Musliut.
“Ganimete Musliu qenka lajmëruar. E bëjnë me radhë, kur mbaron Samiu Lushtaku, pastaj rreket Mërgimi, pastaj ia kris kampionia e batutës Ganimetja. Zonja në fjalë meqë merr vesh nga dekodimi le ta dekodoj PDK-në, drejtuesit e të cilës ia kanë ndalur daljen apo ftesat në krejt studiot e emisioneve politike në primetime. Mua më duket interesante si i shtron çështjet. Nuk e di pse drejtuesve të PDK-së nuk i pëlqen” – ka shkruar Mihali, transmeton KosovaPost.
The post Dejona Mihali e quan Ganimete Musliun “kampione të batutës”: PDK-ja ia ka ndaluar paraqitjet në emisione poltike “primetime” appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Më tha që edhe Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni për këtë rast
Si të lini përshtypje të mirë përmes telefonit, 4 këshilla
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit