Marash Kumbulla do të rikthehet te Roma pas pushimeve dhe pas huazimit gjashtë mujor te Sassuolo.
Qendërmbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te Sassuolo në gjashtë muajt e fundit, mirëpo nuk arriti të tregoj cilësitë e tij duke bërë disa gabime në ndeshjet vendimtare.
Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Roma, pasi shqiptar nuk bën pjesë në planet e klubit kryeqytetas.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Roma do ta huazoj edhe për një vit tjetër mbrojtësin shqiptar në mënyrë që Kumbulla ta rikthejë formën më të mirë të mundshme.
Ekipi i rikthyer në Serie A, Parma është favorit për t’i siguruar shërbimet e shqiptarit si huazim për një sezon.
Palët po diskutojnë marrëveshjen dhe pritet që këtë javë të ketë më shumë qartësi rreth të ardhmes së shqiptarit.
Përveç Parmas që është edhe skuadra favorite, në garë për Kumbullën janë edhe Hellas Verona, Cagliari dhe Empoli.



Të tjera
Kolla, lemza dhe “zhurmat” e tjera të trupit, çfarë tregojnë
26 metra dhe 70 tonë, Argjentina inauguron statujën më të madhe në botë për Lionel Messin
Ndotja pranë Liqenit të Badovcit ngre alarmin, kërkohen masa urgjente