Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Nga nesër, 400 mijë fëmijë do t’i marrin shtesat me rritje 50 për qind

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër fillon ekzekutimi i pagesave të shtesave për fëmijë me rritjen e miratuar prej 50 %. Lajmin e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook dhe ka theksuar se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë në gjithë vendin.

Sipas tij, rritja reflektohet menjëherë në shumën mujore që marrin familjet, duke bërë që përfitimet të jenë dukshëm më të mëdha:

Familjet me dy fëmijë: nga 40 euro, përfitojnë 60 euro

Familjet me tre fëmijë: nga 90 euro, përfitojnë 135 euro

Familjet me katër fëmijë: nga 120 euro, përfitojnë 180 euro

Kurti ka uruar të gjithë fëmijët për përfitimet e rritura dhe ka theksuar se qëllimi i këtyre masave është mbështetja e familjeve dhe përmirësimi i mirëqenies së fëmijëve në vend.

“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!”, ka shkruar ai.