Qeveria e Kosovës në detyrë në mbledhjen e 276-të elektronike, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore.
Ky vendim ka për qëllim menaxhimin më efikas të mjeteve buxhetore dhe rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike.
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dje ka folur në një konferencë për media për situatën financiare të RTK-së, ku ka thënë se po mundohet të gjejnë zgjidhje përmes kursimeve.
“Ne po mundohemi të gjejmë një zgjidhje, megjithatë po të ishte vetëm RTK-ja, do të ishte paksa më e lehtë, problemin që e kemi tash, është që kemi KQZ-në, pra duhet zgjedhje të jashtëzakonshme që nuk ka qenë e buxhetuar, kemi edhe probleme të tjera që janë grumbulluar me mos votimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Prandaj normalisht, që vështirësohet, gjetja e një zgjidhje adekuate për RTK-në, megjithatë, jemi duke provuar të gjejmë një zgjidhje dhe përmes kursimeve të mundshme të shohim nëse është e mundur të bëhet një ndajre e tillë”, ka theksuar Murati.



Të tjera
Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrsesi pa u pjekur mirë
Në prag të ndeshjes historike, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”
Kurti ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë