Në takimin e zhvilluar me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me zhvillimet e fundit brenda këtij institucioni.
I pyetur nga A2CNN për nevojën e shprehur në raportimin vjetor për shtim të numrit të agjentëve të BKH, Dumani tha: Kemi kërkuar rritje të numrit të hetuesve. Me numrin 20 të prokuroreve jemi ok tashmë. Na duhet të rritet numri i hetuesve. E kam theksuar se është e domosdoshme, pasi ndonëse numri aktual, 60, mund të duket shume, nuk janë shumë. Kjo për faktin se disa prej tyre janë të angazhuar në qendrën e përgjimeve, kështu që vetëm një pjese i mbetet kryerja e veprimeve proceduriale. Ndërkohë jemi pranë ngritjes edhe të një grupi për përgjimet parandaluese, kështu që është i nevojshëm shtimi i tyre. Do të jemi realistë në kërkesat tona”, tha ai.
Dumani mohoi ekzistencën e ndonjë përplasjeje apo ngërçi mes BKH dhe SPAK. “Nuk ka asnjë përplasje mes nesh. Ka bashkëpunim shumë produktiv”.



Të tjera
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin