“Gënjeshtra e radhës e Abdixhikut: pretendon se donte ta votonte buxhetin, faktet tregojnë të kundërtën”

pretendon se donte ta votonte buxhetin, faktet tregojnë të kundërtën”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë sërish me pretendime të paqëndrueshme, duke thënë se kinse opozita ka qenë e gatshme ta votojë buxhetin dhe se ai i kishte propozuar presidentes Vjosa Osmani një të ashtuquajtur “Pako e Presidentes”. Por këto deklarata bien ndesh me faktin e thjeshtë se LDK-ja, në çdo rast, ka refuzuar ta mbështesë buxhetin dhe ka bllokuar procedurat, përcjell Kosova Post.

Abdixhiku pretendon se Osmani e kishte pranuar idenë e tij, por më pas “nuk i është përgjigjur më”, duke e shndërruar situatën në krizë politike. Në realitet, asnjëherë nuk pati as gatishmëri konkrete të LDK-së, as angazhim serioz për t’i siguruar votat, përkundrazi—LDK-ja vazhdoi të kushtëzonte, të tërhiqej dhe të luante lojën e bllokadës.

Deklaratat e Abdixhikut se opozita ka qenë e gatshme për konsensus bien poshtë sapo shihet sjellja publike e LDK-së: kritikë të vazhdueshme, mospjesëmarrje aktive në proces dhe asnjë hap real drejt miratimit të buxhetit.

Ndërkohë që ai flet për “korektësi njerëzore”, është pikërisht mungesa e transparencës nga ana e tij që ka krijuar mjegullën politike—duke tentuar t’ia hedhë fajin Presidentes, ndërsa vetë ka luajtur rolin e frenuesit të procesit.